Ndërlidhjet

Turkmenistani e Taxhikistani nënshkruajnë nëntë marrëveshje


Presidenti i Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhamedov
Presidenti i Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhamedov
Presidenti i Turkmenistanit Gurbanguly Berdymukhamedov dhe ai i Taxhikistanitt Emomalo Rahmon, kanë nsnhkruar disa marrëveshje pas bisedimeve që janë zhvuilluar sot në Dushanbe.

Të dy udhëheqësit e Azisë Qendrore iu thanë gazetarëve se nëntë marrëveshje janë nënshkruar gjatë takimit të mbajtur.

Dokumentet e nënshkruara përfshijnë marrëveshje për bashkëpunim dypalësh në sektore siç është transporti, turizmi, kultura, artet si dhe në lidhje me marrëdhëniet ekonomike e politike.

Në këtë takim, sipas tyre, është diskutuar edhe ndërtimi i një ure të re që i lidhë të dyja vendet me Afganistanin.

Berdymukhamedov i ka quajtur bisedimet me Rahmon si të frytshme dhe ësthë zotuar se marrëdhëniet dy palëshe do të vazhdojnë.

Berdymukhammedov ka arritur sot në Dushanbe ku do ta realizoj një vizitë dy ditore.
XS
SM
MD
LG