Ndërlidhjet

Boko Haram pranon rrëmbimin e 276 vajzave


Boko Haram
Boko Haram
Grupi militant islamik në Nigeri Boko Haram e ka marrë përsipër rrëmbimin e 276 nxënëseve të një shkolle të mesme, gjatë muajit prill.

Rreth 230 vajza të cilat ende konsiderohen të zhdukura, kanë bërë që në masë të madhe të kritikohet qeveria nigeriane.

Udhëheqësi i grupit Boko Haram ka njoftuar sot se grupi që ai e udhëheq i ka kidnapuar 276 vajzat e shkollës së mesme në Chibok, më 14 prill.

Ai në një video-incizim, tha se e ka në plan që ti shes vajzat.

Autoritetet nigeriane thonë se 53 nga vajzat e rrëmbyera, kanë arritur që të ikin nga militantët që i kanë kidnapuar.

“Unë ua kam rrëmbyer vajzat e juaja”, thotë kreu i grupit islamik Boko Haram, Abubakar Sheka, në një video të siguruar nga AFP-ja.

Ndërkohë një grua e cila kishte ndihmuar organizimin e protestave për të kundërshtuar rrëmbimin e vajzave, është ndaluar nga autoritetet.
XS
SM
MD
LG