Ndërlidhjet

Tërmet në Tajlandë, ende nuk dihen dëmet


Ilustrim
Ilustrim
Një tërmet prej gjashtë shkallë të Rihterit e ka goditur sot Tajlandën veriore, ka njoftuar sistemi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

Lëkundjet nga tërmeti janë vërejtur edhe në Bangkok ku janë lëkundur ndërtesat.

Epiqendra e termetit ishte rreth 27 kilometra larg qytetit malor Chiang Rai.

Ende nuk dihet për dëmet e shkaktuara.

Tërmeti është dëgjuar edhe në Bangkok, i cili gjendet rreth 800 kilometra nga epiqendra.

Tërmetet e mëdha janë të rralla në Tajlandë, ani pse dridhjet e tokës janë të shpeshta në pjesën veriore të këtij shteti.
XS
SM
MD
LG