Ndërlidhjet

logo-print

Talebanët sulmojnë policinë në Afganistan, vriten shtatë persona


Ilustrim

Ilustrim

Si rezultat i një sulmi nga militantët në një pikë kontrolli të policisë në veri të Afganistanit, kanë mbetur të vdekur pesë policë dhe dy civilë.

Sulmi është zhvilluar në afërsi të kryeqytetit të provincës Fariab, sot në mëngjes, ka njoftuar për AFP-në, zëvendësshefi i policisë provinciale Mohamad Nahim.

“Pesë policë dhe dy civil u vranë”, ka thënë ai.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

“Pika e kontrollit ishte një vend strategjik që bllokonte hyrjen e talebanëve në atë zonë. Kjo është arsyeja pse ata kanë përzgjedhur ta sulmojnë këtë pikë”, ka shtuar Nahim.

Militantët talibanë i kanë intensifikuar sulmet ndaj forcave afgane të sigurisë në këtë vit, kur edhe janë mbajtur zgjedhjet.

Tërë këto trazira janë duke u krijuar me qëllim që të dobësohet qeveria në prag të tërheqjes së forcave të huaja, deri në fund të këtij viti.

Talebanët kane qenë në pushtet në Afganistan nga viti 1996 deri në vitin 2001, kur edhe u rrëzuan pas pushtimit të drejtuar nga SHBA-ja.
XS
SM
MD
LG