Ndërlidhjet

Arrinë në 18, numri i të vdekurve nga fundosja e anijeve në Egje


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët grekë thonë se të pakten 18 persona janë mbytur nga fundosja e dy anijeve në Detin Egje, të cilat ishin të mbushura me emigrantë.

Roja bregdetare greke, ka njoftuar se anijet janë fundosur në afërsi të ishullit Samos, jo shumë larg nga brigjet e Turqisë.

14 nga viktimat janë gjetur brenda anijes së përmbysur, derisa katër të tjera në det.

36 persona kanë shpëtuar deri më tani.

Kombësia e emigrantëve ende nuk dihet.

Greqia dhe Italia janë pikat kryesire të hyrjes për njerëzit nga Afrika dhe Linja e mesme që kërkojnë vende pune në Bashkimin Evropian.

Vetëm në vitet e fundit, me qinda persona kanë humbur jetën gjatë udhëtimit për në Evropë përmes detit Mesdhe.
XS
SM
MD
LG