Ndërlidhjet

OBSH e shpallë poliomelitin emergjencë ndërkombëtare


Ilustrim

Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur poliomelitin emergjencë ndërkombëtare, teksa ka bërë me dije se është rritur numri i rasteve me poliomelit.

Zubair Mufti, udhëheqës i OBSH-së për polimelit, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se gjatë muajit prill, 59 raste të reja me poliomelit janë regjistruar në Pakistan.

Ai tha se është një rritje e dukshme krahasuar periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur gjatë prillit ishin rapotuar gjashtë apo shtatë raste.

Rastet e reja të identifikuara me poliomelit, sipas OBSH-së, kërkojnë bashkëpunim ndërkombëtarë me qëllim që të luftohet kjo sëmundje.

Numri i të sëmurëve me poliomelit, është shtuar edhe në Irak, Siri dhe Somali.

Vëzhguesit thonë se përhapja e poliomelitit mund ta dëmtojë poërpjekjen thuajse 30 vjeçare për ta çrrënjosur këtë sëmundje.
XS
SM
MD
LG