Ndërlidhjet

logo-print

Rrëzohet edhe një helikopter pranë Sllovianskut


Slloviansk

Slloviansk

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka konfirmuar se një prej helikopterëve të saj është rrëzuar pranë qytetit lindor Slloviansk, ku forcat ukrainase janë duke luftuar me separatistët pro-rusë.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka thënë se helikopteri Mi-24 ka rënë në një lum, pasi është qëlluar me armë zjarri, dhe se të gjitha pasagjerët kanë mbijetuar.

Dy helikopterë të Ukrainës janë rrëzuar përreth Sllovianskut më 2 maj.

Ministria e Mbrojtjes po ashtu ka bërë të ditur se katër trupa janë vrarë dhe 30 janë plagosur në luftime të ashpra me militantët pro-rusë së Slloviansk.

Qeveria e Ukrainës akuzon Rusinë për provokim të trazirave.
XS
SM
MD
LG