Ndërlidhjet

Së paku 22 të vdekur nga mbytja e dy anijeve në Egje


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët grekë thonë se së paku 22 persona, në mesin e tyre edhe fëmijë, kanë vdekur, pasi dy anije të mbushura me migrantë janë fundosur në lindje të Detit Egje.

Tridhjetegjashtë njerëz thuhet se janë shpëtuar.

Rojet bregdetare greke kanë thënë se anijet janë mbytur në afërsi të ishullit Samos, jo larg bgregdetit turk.

Nacionaliteti i njerëzve në anije nuk është bërë i ditur.

Greqia dhe Italia janë pika kryesore të hyrjes për njerëzit nga Afrika dhe Lindja e Mesme, që kërkojnë punë në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG