Ndërlidhjet

Fuele nesër viziton Kosovën


Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele.
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele.
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, do të qëndrojë nesër në Kosovë.

Fuele do të takojë zyrtarët më të lartë të shtetit, si dhe do të marrë pjesë në Këshillin Kombëtar për Integrime Evropiane.

Vizita e tij vjen pak ditë pasi Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë miratuar tekstin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Të hënën, Fuele ka qëndruar në Beograd, ku liderët e atjeshëm i ka porositur se prioritetet kryesore të Serbisë për integrim në BE janë reformat ekonomike, fuqizimi i rendit dhe ligjit, si dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.
XS
SM
MD
LG