Ndërlidhjet

Sërish dhunë në Irak, 7 të vrarë


Tuz Khurmatu, 5 maj 2014
Tuz Khurmatu, 5 maj 2014
Autoritetet në Irak kanë bërë të ditur se shpërthimi i një makine bombë, të shtënat dhe bombardimet kanë vrarë shtatë njerëz në Irak.

Në qytetin Tuz Khormato, makina bombë ka vrarë tre veta, përfshirë dy ushtarë, dhe ka plagosur 17 të tjerë.

Tuz Khormato ndodhet rreth 200 kilometra në veri të Bagdadit.

Policia po ashtu bën të ditur se në lindje të kryeqytetit një punonjës i Ministrisë së Industrisë është qëlluar për vdekje nga persona të armatosur.

Persona të armaosur kanë vrarë edhe një polic në lagjen Baija, në perëndim të Bagdadit.

Në Al Karmah, ndërkaq, dy persona janë vrarë nga mortajat.

Iraku është duke kaluar nëpër dhunën më të keqe që nga konflikti sektar më 2007-2008.
XS
SM
MD
LG