Ndërlidhjet

Rusia me ligj që kriminalizon mohimin e krimeve naziste


Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj, i cili kriminalizon justifikimin ose mohimin e krimeve naziste.

Ligji përfshin dënime deri në pesë vjet burgim ose gjoba prej 500,000 rublash për secilin që gjendet fajtor për mohimin e fakteve të vendosura nga gjyqet e Nurembergut.

Ligji aplikohet ndaj atyre që tregojnë mbështetje publike për krimet naziste, sidomos nëse ata përpiqen t’i përhapin qëndrimet e tilla në media.

Ai po ashtu dënon ata që me vetëdije përpiqen të shpërndajnë informacione të rreme në lidhje me aktivitetet sovjetike gjatë Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG