Ndërlidhjet

logo-print

Rusia Ukrainës: Ndal gjakderdhjen


Slloviansk, 5 maj 2014.

Slloviansk, 5 maj 2014.

Rusia i ka bërë thirrje Qeverisë së Ukrainës që të ndalojë operacionin kundër separatistëve pro-rusë në lindje dhe të nisë bisedime për zgjidhje të krizës.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se kriza humanitare u kanoset qyteteve, ku forcat ukrainase bëjnë përpjekje të dëbojnë separatistët pro-rusë.

Ministria u ka bërë thirrje autoriteteve të Kievit që “të ndalojnë gjakderdhjen, të tërheqin forcat e tyre dhe të ulen në tryezën e bisedimeve, për të nisur një dialog normal për zgjidhjen e krizës”.

Deklarata vjen pas raporteve për luftime të ashpra në Slloviansk, ku thuhet se katër ushtarë ukrainas kanë humbur jetën.
XS
SM
MD
LG