Ndërlidhjet

ANEB inspekton objektet e uraniumit në Iran


Logo e ANEB-it
Logo e ANEB-it
Një ekip i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) ndodhet në Iran, për të vizituar një minierë uraniumi dhe një objekt për përpunimin e uraniumit.

Teherani ka thënë se pas këtyre inspektimeve, mund të deklarojë se ka përmbushur Marrëveshjen e Shkurtit me ANEB-in.

Një gjë e tillë rrit shpresat për një marrëveshje të përhershme, e cila do të kufizonte programin bërthamor të Iranit dhe do të qetësonte shqetësimet e Perëndimit se Teherani bën përpjekje të krijojë armë atomike.

Në Nju Jork, negociatorët nga Irani, Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkaura takohen këtë javë, në përpjekje për të zgjidhur çështjen.
XS
SM
MD
LG