Ndërlidhjet

Sisi zotohet se Vëllazëria Myslimane nuk do të ekzistojë


Abdel-Fattah al-Sissi
Abdel-Fattah al-Sissi
Ish-shefi i ushtrisë së Egjiptit, Abdel-Fattah al-Sissi, i cili shihet si favorit në zgjedhjet presidenciale, ka thënë se Vëllazëria Myslimane nuk do të ekzistojë nëse ai zgjidhet në krye të shtetit.

Sissi, verën e kaluar, ka përmbysur presidentin islamik, Muhammed Morsi, i cili është zgjedhur në zgjedhjet e para demokratike të Egjiptit, më 2012.

Sissi ka akuzuar Vëllazërinë Myslimane se ka përdorur grupet militante për të destabilizuar Egjiptin.

Mbi 1,500 mbështetës të Morsit janë vrarë nga dhuna që nga rrëzimi i tij në korrik të 2013-ës.

Mijëra të tjerë, përfshirë lidershipin e grupit, janë burgosur.

Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Egjipt është caktuar për 26 dhe 27 maj.
XS
SM
MD
LG