Ndërlidhjet

logo-print

Breedlove: Rusia nuk do të pushtojë Ukrainën


Gjenerali Philip Mark Breedlove

Gjenerali Philip Mark Breedlove

Komandanti i lartë ushtarak i NATO-s, Philip Breedlove, ka thënë se ai nuk mendon se Rusia do të pushtojë Ukrainën, duke shtuar se Kremlini ka mënyra të tjera për të arritur qëllimet e tij.

Gjenerali Breedlove i ka thënë një audience në Otava të Kanadasë se ai mendon se presidenti rus, Vladimir Putin, do të vazhdojë me krijimin e trazirave, mohimin e qeverisë ukrainase dhe nxitjen e lëvizjes separatiste.

Ai ka parashikuar se Moska do të mbajë nën kontroll pjesën lindore të Ukrainës pa dërguar trupa të rregullta atje.

Komandanti i NATO-s ka thënë po ashtu se është i sigurt se forcat speciale ruse janë të pranishme në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG