Ndërlidhjet

Rusia pezullon marrëveshjen për Kaliningradin


Ilustrim
Ilustrim
Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë ka thënë se Rusia ka pezulluar në mënyrë të njëanshme marrëveshjen për ofrimin e informacioneve në lidhje me armatimin në enklavën ruse të Kaliningradit.

Ministria ka thënë se Moska ka informuar Vilniusin se nuk do t’iu përmbahet më kushteve të marrëveshjes së vitit 2001 mbi besimin dhe masat e sigurisë.

Deklarata thotë se ky veprim i Rusisë është “një tjetër hap drejt shkatërrimit të besimit reciprok dhe të sistemit të sigurisë në Evropë”.

Në Kaliningrad ndodhet Flota Baltike e Rusisë.
XS
SM
MD
LG