Ndërlidhjet

Një roje franceze e sigurisë vritet në Jemen


Jemen
Jemen
Persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj rojeve farnceze të sigurisë në Sana të Jemenit, duke vrarë një roje franceze dhe duke plagosur një tjetër.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Zyra për media e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se rojet franceze të sigurisë kanë qenë kontraktorë që punojnë për delegacionin e BE-së.

Autoritetet e Jemenit kanë thënë se kanë nisur hetime për incidentin.

Presidenti francez, Francois Hollande, e ka dënuar vrasjen si një “akt frikacak”.
XS
SM
MD
LG