Ndërlidhjet

Mbyllet aeroporti në Donjeck të Ukrainës


Donjeck - foto arkivi

Donjeck - foto arkivi

Aeroporti më qytetin lindor të Ukrainës, Donjeck, është mbyllur.

Autoritetet e aviacionit bëjnë të ditur se fluturimet hyrëse dhe dalëse janë pezulluar për shkak të një urdhri të qeverisë.

Ato thonë se nuk kanë marrë informacione se për sa kohë do të qëndrojë aeroporti i mbyllur.

Ky hap vjen një ditë pas luftimeve të ashpra në qytetin lindor të Sllovianskut, midis forcave pro-ruse dhe pro-ukrainase.

Përleshjet kanë rezultuar me katër ushtarë të Ukrainës të vrarë.

Forcat pro-ruse kanë thënë po ashtu se 20 luftëtarë të tyre kanë humbur jetën.
XS
SM
MD
LG