Ndërlidhjet

logo-print

Daçiq: Ende larg normalizimit me Kosovën


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk mund t’i vërë sanksione Rusisë, sepse Moska nuk ka ndërmarrë kurrë masa të tilla ndaj Beogradit.

“Ne përpiqemi të kemi një qëndrim të balancuar. Kryeministri Aleksandar Vuçiq dhe unë ia kemi shpjeguar këtë Catherine Ashtonit (shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian). Qëndrimi ynë mbështetet në dy parime”.

“I pari është se Serbia respekton integritetin territorial të secilit shtet anëtar të Kombeve të Bashkuara, ashtu edhe të Ukrainës. I dyti është se Serbia nuk mund t’i vërë sanksione Rusisë, sepse Rusia nuk i ka vënë kurrë sanksione Serbisë. Një balancë e tillë është në interesin tonë kombëtar”, ka thënë Daçiq për gazetën vjeneze “Prese”.

Daçiq ka thënë se Serbia e ka ndjerë në “lëkurën e saj” se si e drejta ndërkombëtare mund të relativizohet, në lidhje me integritetin territorial.

“Në rastin e Kosovës, është shkelur e drejta ndërkombëtare”, ka thënë Daçiq.

I pyetur nëse një vit pas Marrëveshjes së Brukselit, marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën mund të konsiderohen normale, Daçiq ka thënë se ato janë ende larg normalizimit, porse është bërë përparim.

Në lidhje me Forcat e Armatosura të Kosovës, Daçiq ka thënë se "ato janë kundër të gjitha vendimeve të OKB-së, sipas të cilave, në territorin e Kosovës mund të ketë vetëm forca ndërkombëtare".
XS
SM
MD
LG