Ndërlidhjet

Putini nderon mbi 300 gazetarë për mbulimin e Krimesë


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret që nderon më shumë se 300 gazetarë për “mbulimin objektiv” të ankesimit të Krimesë në muajin mars.

Gazeta ruse Vedomosti ka cituar burimet e saj në Kremlin, duke thënë se Putini ka nënshkruar dekretin më 22 prill dhe se ai “ka qenë për përdorim të brendshëm e jo publik”.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, ka konfirmuar lajmin për gazetën “The Moscow Times”.

Mediat shtetërore ruse kanë justifikuar aneksimin e Krimesë, duke e portretizuar qeverinë e re të Ukrainës si radikale dhe fashiste.
XS
SM
MD
LG