Ndërlidhjet

logo-print

Presidentja Jahjaga takon liderët e partive politike


Atifete Jahjaga, foto nga arkivi

Atifete Jahjaga, foto nga arkivi

Me kërkesën e liderëve të partive më të mëdha politike në Kosovë, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, do të zhvillojë sot një takim me ta, në mesditë.

Takimi pritet të ketë si çështje diskutimi mundësinë e arritjes së një pajtueshmërie për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovë.

Kuvendi i Kosovës të hënën e ka shtyrë miratimin e amendamenteve në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura të Kosovës, për shkak se nuk është arritur marrëveshja politike ndërmjet partive.

Seancën e së hënës të Kuvendit të Kosovës e kanë bojkotuar deputetët nga radhët e bashkësisë serbe, të cilët edhe më parë patën theksuar se janë kundër Forcave të Armatosura të Kosovës, por edhe kundër votimit të ndryshimeve kushtetuese pa u përmbushur kërkesat e tyre që vendet e rezervuara të vazhdohen edhe për 2 mandate.

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese është i pamundur pa dy të tretat e shumicës së deputetëve nga radhët e bashkësive pakicë.
XS
SM
MD
LG