Ndërlidhjet

Parlamenti i Ukrainës, takim urgjent për krizën


Ukrainë

Ukrainë

Parlamenti i Ukrainës është duke mbajtur një takim urgjent për të diskutuar përshkallëzimin e krizës në lindje të vendit.

Ministri i Brendshëm, Arsen Avakov, ka thënë se 30 militantë pro-rusë janë vrarë të hënën, gjatë operacionit të forcave qeveritare kundër rebelëve në Slloviansk.

Avakov ka konfirmuar se katër trupa ukrainase janë vrarë po ashtu.

Qeveria e Ukrainës akuzon Rusinë për krizën në lindje.

Moska ka paralajmëruar për “krizë humanitare” në këtë pjesë, duke thënë se autoritetet e Kievit janë duke bërë luftë kundër popullit të tyre.
XS
SM
MD
LG