Ndërlidhjet

logo-print

Hague: Rusia tenton të pengojë zgjedhjet në Ukrainë


Ministri i Jashtëm britanik, William Hague.

Ministri i Jashtëm britanik, William Hague.

Ministri i Jashtëm britanik, William Hague, ka thënë se Rusia po bën përpjekje të pengojë zgjedhjet presidenciale të 25 majit në Ukrainë.

Hague, duke folur në Vjenë, para takimit të Këshillit të Evropës për Ukrainën, ka thënë se ukrainasit kanë të drejtë të zgjedhin presidentin e tyre dhe të mbajnë zgjedhje të lira dhe demokratike.

Ngjashëm është shprehur edhe presidenti i Francës, Francois Hollande.

“Objektivi i vetëm që duhet të kemi është që zgjedhjet presidenciale në Ukrainë të mbahen më 25 maj”, ka thënë Hollande.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Andriy Deshchytsya, ndjekin po ashtu takimin e Këshillit të Evropës.
XS
SM
MD
LG