Ndërlidhjet

logo-print

Putini mund të ndjekë mbledhjet përkujtimore për Ditën D


Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin.

Kremlini thotë se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk e përjashton mundësinë që të ndjekë mbledhjet përkujtimore në Francë, me rastin e 70-vjetorit të Ditës D.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, ka thënë se “një udhëtim i tillë është duke u diskutuar”.

Ai po ashtu i ka thënë gazetës ruse “Izvestia” se “tashmë ka arritur një ftesë nga Franca”.

Udhëheqësit perëndimorë, përfshirë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe mbretëreshën e Britanisë, Elizabeth, do kujtojnë muajin e ardhshëm 6 qershorin e vitit 1944, i cili ka shënuar fillimin e çlirimit të Evropës nga pushtimi nazist.

Përvjetori i Ditës D vjen në kohën e tensioneve në rritje midis Rusisë dhe vendeve perëndimore për shkak të krizës në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG