Ndërlidhjet

Coca Cola do të heqë një përbërës nga pijet


Ilustrim
Ilustrim
Prodhuesi më i madh i pijeve në botë, Coca-Cola, planifikon të heqë një përbërës të diskutueshëm nga disa prej brendeve të tij, pas një peticioni online.

Në Coca Cola-n e frutave, në Fanta dhe në Powerade është gjetur vaj i perimeve që përmban elementin Brom.

Ky element, sipas aktivistëve, mund të ketë efekte negative shëndetësore.

Prodhuesi rival i Coca Cola-s, Pepsi, ka hequr këtë element nga pija e tij Gatorade vitin e kaluar.

Zëdhënësi i Coca Cola-s, Josh Gold, ka thënë se heqja e përbërësit në fjalë nuk është çështje e sigurisë.

“Siguria dhe cilësia e prodhimeve tona është prioriteti ynë më i lartë”, ka thënë Gold.
XS
SM
MD
LG