Ndërlidhjet

Pakistani ngrit qendra për imunizim ndaj poliomelitit


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët pakistanezë thonë se do të vendosin pika për imunizim ndaj poliomelitit në aeroportet ndërkombëtare, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se sëmundja është bërë emergjencë publike shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë e Pakistanit ka thënë se qendrat e vaksinimit të detyrueshëm të udhëtarëve do të vendosen në të gjitha aeroportet, vendkalimet kufitare dhe portet detare.

Pesëdhjetenëntë nga 74 raste të raportuara të poliomelitit në botë janë në Pakistan.

OBSH-ja ka thënë se përhapja e poliomelitit mund të përkeqësojë dhe shkatërrojë gati 30 vjet punë për çrrënjosjen e sëmundjes.
XS
SM
MD
LG