Ndërlidhjet

logo-print

OKB e shqetësuar për krizën në Ukrainë


Ukrainë

Ukrainë

Komisionarja për të Drejta të Njeriut e Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësim për luftimet e vazhdueshme midis forave qeveritare të Ukrainës dhe grupeve të armatosura pro-ruse.

Zëdhënësi i komisionares, Rupert Colville, u ka bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira në konfliktin e Ukrainës që të gjejnë zgjidhje paqësore të krizës.

Colville i ka bërë po ashtu thirrje Qeverisë së Ukrainës që të sigurojë se operacionet ushtarake dhe policore janë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Ai ka thënë se të gjitha grupet e armatosura opozitare duhet të ndalojnë aksionet e paligjshme.
XS
SM
MD
LG