Ndërlidhjet

Lavrov: Ukraina të tërheqë ushtrinë nga lindja


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se autoritetet e Ukrainës duhet të tërheqin ushtrinë nga rajonet lindore, në mënyrë që të shtensionojnë situatën.

Lavrov po ashtu ka thënë se do të ishte “e çuditshme” të mbahen zgjedhjet presidencaile në Ukrainë, në kohën kur ushtria është pozicionuar kundër popullatës civile.

Lavrov i ka bërë këto komente në Vjenë, pas takimit të Këshillit të EVropës.

Ministri i Jashtëm britanik, William Hague, ka thënë para këtij takimi se ministrat e Jashtëm duhet t’i dërgojnë mesazh Rusisë që të mos ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës, të parapara për 25 maj.
XS
SM
MD
LG