Ndërlidhjet

Lavrov: Bisedimet për Ukrainën të përfshijnë edhe pro-rusët


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se bisedimet e reja ndërkombëtare për shtensionimin e situatës në Ukrainë duhet të përfshijnë edhe rebelët pro-rusë në lindje dhe jug të Ukrainës.

Lavrov ka thënë se nuk është kundër një raundi të ri të bisedimeve në Gjenevë, por ka shtuar se përparimi duket i pamundur, derisa përfaqësuesit e pro-rusëve të mos ftohen.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Deschytsya, ka kundërshtuar këtë kërkesë të Rusisë.

Në vend të kësaj, ai ka kërkuar që Rusia të ndalojë ndërhyrjen në Ukrainë, në prag të zgjedhjeve presidenciale, të parapara për 25 maj.

Komentet janë bërë në një takim të Këshillit të Evropës në Vjenë.
XS
SM
MD
LG