Ndërlidhjet

logo-print

Policia ruse arreston aktivistë në Sheshin Bolotnaya


Moskë - foto arkivi

Moskë - foto arkivi

Policia ruse ka arrestuar disa aktivistë, të cilët kanë bërë përpjekje të mbajnë një tubim në Sheshin Bolotnaya të Moskës, për të shënuar dyvjetorin e trazirave në këtë shesh.

Raportet thonë se 12 aktivistë dhe një gazetar janë dërguar në paraburgim.

Autoritetet e qytetit të Moskës kanë paralajmëruar paraprakisht se ato nuk do të lejojnë asnjë tubim në shesh.

Më 6 maj të vitit 2012, grupet opozitare ruse kanë organizuar “Marshin e Milionave”, i cili ka përfunduar me përleshje midis demonstruesve dhe policisë.

Dhuna ka ndodhur në prag të inaugurimit të Vladimir Putinit për mandatin e tretë në postin e presidentit të Rusisë.
XS
SM
MD
LG