Ndërlidhjet

Arabia Saudite shpërbën një grup të Al-Kaidës


Ilustrim
Ilustrim
Arabia Saudite ka njoftuar se e ka shpërbërë një grup militant të Al-Kaidës, të cilët e kishin për cak komplotin ndaj zyrtarëve vendorë por edhe ndaj atyre ndërkombëtar në Arabi.

Ministria e Brendshme përmes një deklarate, ka njoftuar se autoritet e atjeshme, i kanë arrestuar 62 anëtarët e dyshuar të grupit në mesin e të cilëve janë 29 shtetas saudit por edhe tre të huaj.

Autoritetet sipas tyre, po bëjnë përpjekje që t’iu biejnë në gjurmë edhe 44 personave, që janë tashmë edhe në listën e Interpolit.

Deklarata e lëshua,r saktëson se grupi ka lidhje me elementet ekstremiste në Siri dhe Jemen.

Autoritetet saudite kanë arrestuar mijëra militantë të dyshuar pas një vale të sulmeve vdekjeprurëse nga Al-Kaida në vitet 2003-2006.
XS
SM
MD
LG