Ndërlidhjet

Suspendohen dy oficerë doganorë


Ilustrim
Ilustrim
Dogana e Kosovës ka bërë me dije se sot ka suspenduar dy oficerë të degës doganore në Vërmicë, pas dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare, respektivisht përgjegjësi menaxheriale.

“Dogana e Kosovës pas hetimeve intensive të zhvilluara ka ardhur në përfundim se zyrtarët doganor në degën e Vërmicës kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. Njëri prej zyrtarë dyshohet për keqpërdorim kurse udhëheqësi i ndërrimit është suspenduar për përgjegjësi menaxheriale, pasi nuk ka arritur të menaxhojë stafin e tij”, ka njoftuar Dogana e Kosovës përmes një kumtese për media.

Kohë më parë sipas kumtesës, Dogana e Kosovës kishte pranuar informacion se në degën e Vërmicës oficeri doganor kishte përvetësuar mjete monetare në mënyrë të paligjshme prandaj edhe është iniciuar procedura e brendshme hetimore për dyshimin e keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Dogana ka njoftuar se ka iniciuar procedurë penale ndaj një subjekti juridik me mallra të përziera tekstili për dhënie të mitos për oficerin doganor.

Rasti është duke u udhëhequr nga Dogana e Kosovës nën mbikëqyrjen e Prokurorisë.
XS
SM
MD
LG