Ndërlidhjet

logo-print

Boko Haram kidnapon edhe tetë vajza në Nigeri


Ilustrim

Ilustrim

Policia ka njoftuar se persona të armatosur që dyshohen se i takojnë grupit Boko Haram, në orët e para të ditës së sotme, i kanë kidnapuar edhe tetë vajza në Nigerinë veriore.

Rrëmbimi vjen tri javë pasi që grupi militant islamik, i ka rrëmbyer më shumë se 200 vajza nga një konvikt i një shkolle të mesne në qytetin Chibok të Bornos së Nigerisë.

Banorët e fshatit Waraba ku kanë ngjarë rrëmbimet sot, kanë treguar se militantët kishin qenë me dy automjete dhe se kanë hapur zjarrë gjatë bastisjes.

Në një video të publikuar një ditë më parë, lideri i grupit militant Boko Haram, Abubakar Shekau, ka njoftuar se do ti shesë vajzat e rrëmbyera.

Rrëmbimet në Nigeri ka bërë që të ketë reagime në nivel global.

Instituti prestigjioz islamik në Egjipt Al-Azhar, përmes një deklarate të lëshuar sot, ka kërkuar nga Boko Haram që menjëherë ti lirojë vajzat.

Kidnapimi i vajzave, sipas këtij instituti, është në kundërshtim me mësimet islame.
XS
SM
MD
LG