Ndërlidhjet

Merkel thotë se është për keqardhje vizita e Putinit më 9 maj në Krime


Angela Merkel

Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë se do të ishte për keqardhje nëse presidenti rus Vladimir Putin shkon në Krime më 9 maj, për të marrë pjesë në parakalimin ushtarak që do të mbahet për të shënuar fitoren në Luftën e Dytë Botërore.

Këtë përgjegje, Merkel e ka dhënë teksa është pyetur sot nga një gazetar rreth paralajmërimit të Putinit se do të jetë në Krime pikërisht në atë datë.

Rusia e ka aneksuar Krimenë në muajin mars, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Merkel ka shtuar se 9 Maji është një datë e rëndësishme për Rusinë për ta përkujtuar disfatën e Gjermanisë naziste por ka shtuar se “Unë mendoj se është turp që një ditë e tillë të përdoret për të mbajtur një paradë ushtarake në një zonë të konfliktit”.

Mediat ruse kanë njoftuar se presidenti rus Vladimir Putin më 9 maj, do të qëndroj në Sebastopol, ku edhe gjendet baza e flotës ruse në Detin e Zi.
XS
SM
MD
LG