Ndërlidhjet

BE-ja ndanë 60 milionë euro për Moldavinë e Gjeorgjinë


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian i ka ndarë të martën 60 milionë euro për të forcuar marrdhëniet me miqtë evropian të lindjes Gjeorgjinë e Moldavinë, të cilat së bashku me Ukrainën synojnë të jenë pjesë e Perëndimit.

Moldavia sipas ekzekutivit të BE-së me këto mjete do ta fuqizoj tregtinë me BE-në, derisa Gjeorgjia këto mjete do ti përdorë për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve dhe për modernizimin e subjeketeve politike.

Të dy ish-shtetet anëtare të Bashkimit Sovjetik janë të vendosura që gjatë kësaj vere të nënshkuajnë marrëveshjen politike me BE-në.

BE-ja e kishte qëllim që gjashtë ish-shtetet sovjetike ti tërheqë kah vetja dhe ti ketë partnerë lindor, por Armenia, Azerbajxhani e Bjellorusia, kanë vendosur që të kthehen prapa në drejtim të Rusisë.
XS
SM
MD
LG