Ndërlidhjet

logo-print

Fuele kërkon kushte më të mira për asociacionin e komunave në veri


Stefan Fuele

Stefan Fuele

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, tha të martën në veriun e Mitrovicës, se duhet të krijohen kushtet për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se komunat veriore kanë rol të rëndësishëm në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.

Zoti Fule i bëri këto komente pas takimit me kryetarët e komunave veriore të Kosovës, të cilët dolën nga zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

Zgjedhjet në veri u bënë të mundura me marrëveshjen e muajit prill të vitit 2013 të arritur ne bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zoti Fule tha se është me rëndësi që qytetaret në atë zonë të jetojnë më mirë, të jenë të sigurt dhe të përfitojnë nga fakti që Serbia dhe Kosova po ecin drejt Bashkimit Evropian.

Zoti Fule ka diskutuar edhe për një pako ndihme prej 38.5 milion eurosh në mbështetje të projekteve veriun e Kosovës.
XS
SM
MD
LG