Ndërlidhjet

Parlamenti i Pakistanit voton pro rikthimit të faqes YouTube


Ilustrim
Ilustrim
Parlamenti i Pakistanit ka votuar njëzëri që ta heqë ndalimin për përdorimin e faqes YouTube, e cila është bllokuar në këtë vend që nga shtatori i vitit 2012.

Rezoluta e miratuar sot, nuk është e detyrueshme por megjithatë është mirëpritur dhe quajtur pozitive nga mbrojtësit e fjalës së lirë.

Por, përdorimi i YouTube në Pakistan mund të ndodhë vetëm nëse ngjashëm sikurse parlamenti, vendosë edhe Gjykata e lartë.

Gjykata e lartë në Pakistan e kishte marrë vendimin për ndalimin e përdorimit të kësaj faqje të internetit në Pakistan.

YouTube ishte ndaluar në Pakistan pasi që kjo faqe kishte publikuar filmin “Innocence of Muslims”, film i cili kishte zëmerëuar popullatën me qka kishin pasuar edhe protestat.
XS
SM
MD
LG