Ndërlidhjet

SHBA i ofron ndihmë Nigerisë, për gjetjen e vajzave të kidnapuara


Boko Haram
Boko Haram
Shtetet e Bashkuara kanë shfaqur gatishmërinë që të dërgojnë në Nigeri një ekip të ekspertëve për t’iu ndihmuar autoriteteve të atjeshme, që ti gjejnë vajzat e kidnapuara nga militantët islamik të Boko Haram.

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar sot se ambasada amerikane në Nigeri është e gatshme që të formoj një mekanizëm të koordinuar që do të përfshinte personelin ushtarak të SHBA-ve si dhe eskpertë për hetimin e rasteve të pengjeve.

Presidenti nigerian Goodluck Jonathan e ka mirëpritur ofertën e SHBA-së.

Tri javë më parë në Nigeri janë rrëmbyer më shumë se 200 vajza në një konvikt të një shkolle të mesme derisa sot janë kidnapuar edhe tetë të tjera.

Përgjegjësinë për rrëmbimin e ka marrë grupi militant Boko Haram.
XS
SM
MD
LG