Ndërlidhjet

Grupi rus Pussy Riot kërkon edhe sanksionimin e rusëve të tjerë


Ilustrim

Ilustrim

Pjesëtaret e grupit muzikoir rus Pussy Riot, iu kanë bërë thirrje ligjvënësve amerikanë që ti sanksionojnë edhe zyrtarët qeveritarë të Rusisë që kanë ndikuar në pengimin e protestës së mbajtur në sheshin Balotnaya , kundër presidentit rus Vladimir Putin.

Vajzat e kanë bërë këtë kërkesë pas takimit që kanë pasur me ligjvënësit, në dy vjetorin e protestave kundër presidentit rus Vladimir Putin, protesta që kishin rezultuar me arrestimin dhe gjykimin e më shumë se 30 protestuesve.

Ligjvënësit e kanë vlerësuar kurajon e ruseve Nadezhda Tolokonnikova dhe Maria Alyokhina, të cilat kanë qëndruar më shumë se një vit në burg pasi ishin dënuar për huliganizëm për shkak të një shfaqjeje të tyre në një Katedrale në Moskë, me ç’rast e kanë kritikuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG