Ndërlidhjet

Obama thotë se do ti ndihmojnë Nigerisë për luftimin e Boko Haram


Barak Obama
Barak Obama
Pas kidnapimit edhe të tetë vajzave nga ana e grupit islamist Boko Haram në Nigeri, presidenti amerikan Barak Obama, ka njoftuar se presidenti nigerian Goodluck Jonathan e ka pranuar ofertën e SHBA-ve që me qëllim të gjetjes së vajzave të kidnapuara, në Nigeri të vendoet një personel ushtarak, i sundimit të ligjit dhe agjenci të tjera amerikane.

Presidenti Obama këto komente i ka dhënë gjatë një paraqitje në televizionin amerikan gjatë mbrëmjes së djeshme.

Udhëheqësi i Boko Haram, Abubakar Shekau, e ka marrë përgjegjësinë për kidnapimin e më shumë se 200 vajzave në muajin prill.

Përmes një videoje të publikuar, vajzat janë parë se mbahen si “skllevër” ndërsa Shekau, është zotuar se do ti shesë ato.

Obama ka thënë se thyerja e zemrave dhe ajo qfarë është parë në Nigeri përkatësisht situata e rëndë atje, janë momente që “më në fund e mobilizojnë faktorin ndërkombëtar” kundër grupit Boko Haram të cilët tentojnë ta krijojnë një shtet islamik në Nigerinë veriore.
XS
SM
MD
LG