Ndërlidhjet

logo-print

SHBA e dënon planin për referendum në lindje të Ukrainës


Ilustrim

Ilustrim

Uashingtoni zyrtarë i ka dënuar ato që i quan plane "false” nga ana e grupeve sepoeratiste pro-ruse në Ukrainë, për ta mbajtur një referendum gjatë fundjavës me qëllim të vetëvendosjes.

Një situatë e ngjashme ku seperatistët pro-rusë po tentojnë drejt mbajtjes së referendumit dhe autonomi për pjesën lindore në Ukrainë, ka ngjarë edhe në mars në gadishullin Krimeja.

Teksa ka folur pas takimit që ka zhvilluar në Uashington me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropoian Catherine Ashton, sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, ka thënë se “ne kategorikisht i hedhim poshtë përpjekjet e paligjshme për ta ndarë edhe më tej Ukrainën".

Aktivitetet e tilla sipas tij, do ta destibilizojnë edhe më shumë situatën atje.

Kerry e ka përshkruar referendumin në lindje si një rilexim nga fillimi i një libri për ngjarjet në Krime ndërsa ka shtuar se asnjë komb i qytetëruar në botë, nuk do ti njohë rezultatet e përpjekjeve të tilla false.
XS
SM
MD
LG