Ndërlidhjet

logo-print

Britania e shqetësuar për padrejtësitë në Azerbajxhan


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria angleze e ka shfaqur shqetësimin e saj në lidhje me sistemin gjyqësor të Azerbajxhanit, pas vendimit të atjeshëm të një gjykate në Baku, kundër tetë aktivistëve opozitarë të lëvizjes rinore Nida.

Të martën, gjykata në Baku e ka shpallur fajtorë grupin e të rinjëve se kanë organizuar për të ngritur masën në protesta si dhe për posedimin e armëve e të substancave narkotike të paligjshme, ndërsa ndaj tyre e ka shpallur dënimin prej gashtë deri në tetë vite burgim.

David Lidington, ministër britanik për Evropën, ka njoftuar se zyrtarët e shtetit të tij, e kanë monitiruar nga afër këtë rast si dhe procesin e gjykimit që është zhvilluar.

Përmes një njoftimi të lështaurm, zyrtarët britanik, kanë shfaqur shqetësimin sidomos për të metat që janë raportuar gjatë mbajtjes së gjykimit.

Lidington ka thënë se Britania do të vazhdoj të ngrisë shqetësimet në lidhje me paraburgimet në Azerbajxhan, që me sa duket janë të motivuara politikisht.

Dhjetëra aktivistë në Azerbajxhan janë përballur të martën me policinë në affërsi të ndërtesës së gjykatës, pas njoftimit se aktivistët opozitarë janë dënuar.
XS
SM
MD
LG