Ndërlidhjet

Putin e Burkhalter takohen sot në Moskë


Kryesuesi i OSBE-së, Didier Burkhalter

Kryesuesi i OSBE-së, Didier Burkhalter

Kriza në Ukrainë do të jetë në krye të rendit të ditës në takimin që do të zhvillohet sot në Moskë në mes të presidentit rus Vladimir Putin dhe kryesuesit aktual të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Didier Burkhalter.

Takimin në mes të Burkhalter dhe Putin e ka bërë me dije Kremlini zyrtarë dy ditë më parë, dhe atë pas një bisede telefonike që Putin e ka realizuar me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Kjo bidesë telefonike ka ndodhur pas lirimit të vëzhguesve të OSBE-së nga ana e seperatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Vëzhguesit ishin rrëmbyer nën akuzat se janë “spiunë të NATO-s”.

Pasi që një i dërguar rusë ka ndërmjetësuar në lirimin e vëzhguesve të OSBE-së, sekretari aamerikan i Shtetit John Kerry dhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, janë dakorduar që OSBE-ja duhet të ketë një rol të rëndësishëm për të ndihmuar në ndalimin e përshkallëzimit të krizës në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG