Ndërlidhjet

logo-print

Lidertët e Azerbajxhanit, Gjeorgjisë e Turqisë diskutojnë për energjinë


Ilustrim

Ilustrim

Presidentët e Azerbajxhanit, Gjeorgjisë dhe Turqisë janë takuar të martën në Tbilisi ku kanë diskutuar për projekte për energjinë dhe transpoirtin e saj.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Alijev, pas takimit të mbajtur në vendin e tij, tha se janë duke ndihmuar që të garantohet energji për rajonin dhe Evropën.

Presidenti i Gjeorgjisë Giorgi Margvelashvili, ka vënë në theks rolin e të trija vendeve për zhvillimin e projekteve të energjisë në Kaspik, Detin e Zi dhe Mesdhe.

Presidenti turk Abdullah Gul, e përmendi Kaukazin si një rrugë kryesore për transportimin e energjisë.

Tubacionet dhe hekurudhat përmes Kaukazait janë rruga përmes së cilës bartet nafta nga Azerbajxhani, Kazakistani e Turkmenistani, për në Evropë.
XS
SM
MD
LG