Ndërlidhjet

Zjarrë i madh në një depo nafte në Iran


Ilustrim

Ilustrim

Një zjarrë i madh është raportuar se ka shpërthyer në një depo të naftës në qytetin verior të Iranit, Qazvin, që rrendet rreth 130 kilometra në perëndim të Teheranit.

Raportet kanë bërë me dije se zjarrëfikësit po kanë vështirësi që ta vënë zjarrin nën kontrollë.

Ka kontradikta reth raporteve në media e atyre zyrtare, në lidhje me numrin e viktimave nga ky zjarrë.

Derisa guvernatori Saed Mibaha ka thënë se nuk ka pasur viktima, agjencia e lajmeve Fars, ka njoftuar se rreth 50 përsona janë lënduar dhe se shumica nga ta kanë marrë lëndime të rënda.

Më shumë informacione rreth shkaqeve dhe pasojave, zyrtarët kanë bërë me dije se do ti japin pas shuarjes së zjarrit.
XS
SM
MD
LG