Ndërlidhjet

William Hague në Kiev për ta mbështetur Ukrainën


William Hague

William Hague

Sekretari i jashtëm britanik William Hague po qëndron në Kiev të Ukrainës për ti dhënë mbëstetje siç e ka quajtur ai, një kombi të pavarur e demokratik.

Hague i cili ka arritur në Kiev të martën, ka njoftuar se po kërkon nga qeveria ukrainase që ti përfundoj reformat që mënyrë që populli i këtij vendi të ketë shansë për të ndërtuar një jetë më të mirë, në vendin e tyre të zhvilluar ekonomikisht e pa korrupsion.

Hague tha se do të diskutoj më autoritetet e atjeshme për zgjedhjet që pritet të mbahen më 25 maj dhe për të diskutuar rreth kësaj çështje, ai ka thënë se do të takohet me kanidatët kryesorë për president.

Me ta, Hague ka thënë se do të diskutoj për gjetjen e një zgjidhje afatgjate të problemeve me të cilat ballafaqohet Ukraina.

Nga Kievi, më vonë gjatë ditës së sotme, Hague do të udhëtoj për në Tbilisi të Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG