Ndërlidhjet

logo-print

NATO shqyrton vendosjen e përhershme të trupave në Evropën Lindore


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarë të lartë të NATO-s kanë njoftuar se aleanca do të diskutoj me qëllim që në mënyrë të përhershme, të stacionoj trupat e saj në pjesën e Evropës Lindore, për shkak të tensioneve në mes të Rusisë dhe Ukrainës.

Philip Breedlove nga forcat ajrore të SHBA-ve, ka thënë se kjo çështje do të diskutohet nga komandantët e NATO-s, ministrat e mbrojtjes dhe ministrat e jashtëm në prag të samitit në Uells që pritet të mbahet në fillim të shtatorit.

Marrëveshjet afatshkurtëra të NATO-s për vendosjen e trupave në Rumani dhe Poloni, do të përfundojnë në fund të vitit 2014.

Aleanca ka vendosur forca shtesë në Poloni si përgjigje pas aneksimit të gadishullit Krimeja nga ana e Rusisë.

Zyrtarët e NATO-s kanë thënë së fundi se Rusia nuk mund të konsiderohet si një partner potencia, por më tepër, mund të konsiderohet si një kundërshtarë.
XS
SM
MD
LG