Ndërlidhjet

Obama kërkon angazhim global kundër ndryshimeve të mëdha klimatike


Barak Obama
Barak Obama
Një ditë pas publikimit të raportit të shkenctarëve privat dhe publik në Shtetet e Bashkuara, se do të ketë ndryshime të mëdha klimatike që do të jenë rrezik për njerëzimin, presidenti amerikan Barak Obama, ka bërë thirrje për veprime urgjente në nivel global me qëllim të luftimit të ndryshimeve klimatike.

Studimi katër vjeçar i publikuar të martën nga shkenctarët më me nam, paralajmëron se në një të ardhme jo të largët do të ketë rritje të nivelit të ujit në dete, në disa vende mund të ketë thatësirë, zjarre dhe vdekje të kafshëneve, në qoftë se bota nuk merr hapa për të ndaluar pasojat nga lirimi i gazit serë në në atmosferë.

Teksa ka folur në televizionin amerikan CBS, presidenti Obama ka thënë se “ka gjëra që mund të bëjmë për këtë, por kjo do të ndodhë vetëm në qoftë se populli amerikan dhe popujt në mbarë botën, i marrin seriozisht sfidat”.

Asisteni i Obamës për shkencë dhe teknolgji John Holdren, ka theksuar se raporti i publikuar është një punë e shkenctarëve nga sektori publik dhe ai privat dhe tregon se ndryshimet klimatike “nuk janë një kërcënim i largët”.
XS
SM
MD
LG