Ndërlidhjet

logo-print

Në Dagestan policia vret katër terroiristë të dyshuar


Ilustrim

Ilustrim

Në republikën ruse të Kaukazit Verior në Dagestan, forcat e sigurisë i kanë vrarë katër terroristë të dyshuar.

Policia në Dagetsan ka bërë me dije se operacioni është zhvilluar në qytetin Semender, që gjendet afër kryeqytetit të Dagestanit, Makhachkala.

Komiteti Kombëtar kundër terrorizmit në Rusi e ka konfirmuar vrasjen e katër personave duke shtuar se aksioni është kryer pasi që forcat e sigurisë kishin marrë informacione në lidhje me përgatitjen për sulmet e mundshme terroriste gjatë festimeve me rastin e 3 majit, Ditës së Fitorës.

Dy ditë më parë, tre militantë të dyshuar janë vrarë gjatë një operacioni të ngjashëm në qytetin Khasavyurt të Dagestanit, pasi që një polic është plagosur nga gjuajtjet me armë nga një shtëpi që më vonë u zbulua se ishte shtëpi ku po strehoheshin terroristët.

Dagestani ka vuajtur nga dhuna që është e lidhur me ekstremizmin islamik dhe me krimin e organizuar.

Për vite të tëra, me mijëra njerëz janë vrarë e janë plagosur.
XS
SM
MD
LG