Ndërlidhjet

logo-print

Gjykata e shkarkon kryeministren e Tajlandës


Gjykata Kushtetuese në Tajlandë e ka shkarkuar kryeministren Yingluck Shinawatra, pasi që ka vendosur se ajo e ka abuzuar pushtetin.

Gjykata ka vendosur që kryeministrja e ka shkelur pushtetin me veprimet e saj për ta transferuar shefin e Këshillit të Sigurimit Kombëtar në një post tjetër në vitin 2011.

Kryeministrja i ka thënë gjykatës se ajo nuk ka pasur përfitime personale nga ky tranferim.

Yingluck qe gjashtë muaj po përballet me protesta në Bankok, protestues të cilët kanë për qëllim rrëzimin e qeverisë.
XS
SM
MD
LG